Ja policët shqiptarë që evakuuan Selën (FOTO)

Lajme

Asnjë pikë dhe presje nuk i heq rrëfimit të Feta Alimit, punonjësit të Drejtorisë së Gjashtë të DSK-së. Xhevdet Azizi, ndihmës-kryeshef në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, pas insistimit të gazetës KOHA, ka pranuar të tregojë momentet e kontaktit me Fetain në kohën kur ky i fundit, kishte arritur të strehojë deputetin e lënduar rëndë, Ziadin Sela. Xhevdeti, njëri nga punonjësit me autoritet më të lartë në MPB, njëri prej tyre është edhe Bidajet Saiti nga Radusha dhe tjerë, transmeton Aktuale.mk.

Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat -M, tregoi momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.

Abdylfetahu tregon se si bashkë me Selën për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale.

Leave a Reply