Pamje të rënda: Treni shtyp për vdekje një person në Ferizaj

Kronika e zezë

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni në Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, ndërkaq sipas dëshmitarëve që edhe i kanë nisur fotografitë në redaksinë e Gazetës Express thuhet se edhe policia është në vendin e ngjarjes.

Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Treni transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Ferizaj- Hani i Elezit ka goditur një person. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person mashkull të moshës 42 vjeç, shtetas i Shqipërisë. Njësia ligjorë është duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes kufomën e cila do të shkojë për obduksion”, tha ai.

Gashi tha se policia ende është në vendin e ngjarjes. /Express/

Leave a Reply