Dyshja e famshme sjell megaprojektin ‘Sa netë’ (Video)

Showbiz

Prej disa ditësh është lëshuar në qarkullim kënga me titull “Sa netë” e Veton Mushkolaj dhe Bujar Osaj. Që në start, kënga “Sa netë” u komentua si hit dhe kështu po del të jetë, pasi ajo po dëgjohet e pëlqehet mjaftë.

Por, kush janë Veton Mushkolaj e Bujar Osaj? Në të vërtët, janë dy këngëtar të dëshmuar prej kohësh në skenën muzikore. Dyshja kanë grupin e tyre të quajtur “Pishat” dhe që nga vitit 2002 janë mjaftë të angazhuar në mbrëmje rinore, dasma e ahengje në Diasporë, por edhe në Kosovë. Veton Mushkolaj e Bujar Osaj kanë prezantuar disa projekte të përbashkëta, që kanë marrë pëlqimin e publikut, si videoklipin e këngës me titull “Bjondinë, zeshkane” dhe më pas “Selfie”.

Dyshja këtë herë vijnë shumë më ndryshe, kjo edhe për shkak të listes së bashkëpunëtorëve.  Krijimi i tyre i fundit me titull “Sa netë”, është produkt muzikor i Bleros dhe stuios së tij muzikore. Teksti i këngës është shkruar nga Uki Latifi, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “XL” dhe përmban skena të bukura.

Shikoni:

Leave a Reply