Templates by BIGtheme NET

Ministri i MPB-së zbulon diçka shokuese: Ka zëra se natën e përgjakshme në Parlament do të nxirrej edhe Ushtria!

Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu në emisionin Rruga drejt, ka theksuar se natën e dhunshme më 27 prill në Parlament, disa polic nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

Ai ka konfirmuar se edhe dy punjonjës të DSK-së i kanë marrë hardisqet me qëllim që të zhduken pamjet brenda Parlamentit nga kamerat e sigurisë, njofton TetovaSot.

“Dy punonjës kanë marrë urdhër nga një shef i lartë në DSK për të hyrë në parlament dhe për të marrë hardisqet, pasi ata morën, por për fat të mirë, ka pasur hardisqe rezervë dhe ne kemi arritur që sigurojmë video inëizimet nga kamerat e sigurisë. Kemi njohuri dhe kemi dijeni për dy personat dhe kemi hapur procedura”, përcjell TetovaSot intervistën e Ministrit të MPB-së. Agim Nuhiu.

Sipas tij, më 27 prill ka pasur një skenar që duhet të shërbejë si një rast për shpalljen e Gjendjes së luftës nga Presidenti Ivanov.

“Skenari i cili sipas mendimit mendimit tim është për të goditur në Parlament. Ka edhe zëra që unë nuk i kam konfirmuar, se oficerët e policisë janë zmbrapsur nga ushtrimi i detyrimeve ligjore, pasi kishin dëgjuar se ata duhet të presin për disa kohë, në mënyrë që Presidenti të urdhërojë nxjerrjen ushtrisë dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme “, ka thënë Nuhiu./TetovaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*