Templates by BIGtheme NET

Padi penale kundër shtatë personave për incidentet në Kuvend

SPB Shkup parashtroi padi penale kundër shtatë personave lidhur me incidentet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Padi penale janë dorëzuar kundër D.T (42), N.P (39), B.G (43), të gjithë nga Shkupi dhe kundër G.A (43) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare’ sipas nenit 348 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kundër A.P (39), I.K (37) dhe N.V (39), të gjithë nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’ sipas nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë”, njoftoi MPB.

Të denoncuarit, siç theksohet në kumtesë, më 27 prill rreth orës 19:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pasi në mënyrë të dhunshme kanë depërtuar në kordonët e nëpunësve policorë, kanë hyrë në sallën numër 3 ku është mbajtur konferencë për media dhe i kanë sulmuar deputetët Z.Z (42) nga Strumica dhe Z.S (44) nga Struga, si dhe personin A.T (sigurim personal i ZZ). Me ç’rast të denoncuarit D.T, G.A, N.P dhe B.G në mënyrë të dhunshme kanë depërtuar kordonët e nëpunësve policorë të vendosur para Kuvendit. Pastaj G.A u ka bërë thirrje të pranishmëve të tjerë të hyjnë, ndërsa N.P ka hyrë në sallën nr. 3 është kanosur dhe fizikisht ka sulmuar A.T (sigurimin personal të Z.Z).

“Të denoncuarit A.P, I.K dhe N.V në sallën e konferencave nr. 3 e kanë kryer veprën penale në mënyrë të A.P ka hedhur gjësende të forta drejt deputetëve prezentë, I.K fizikisht e ka sulmuar A.T dhe e ka lënduar në pjesën e kokës duke hedhur drejt tij me karrige zyre me këmbëza metali, ndërsa N.V me këmbë e ka goditur deputetin Z.S, derisa ka qëndruar në dysheme”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Lidhur me ngjarjet, janë thirrur edhe A.SH (22) nga Shkupi dhe V.M (29) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale” sipas nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Pas bisedave të kryera, ata janë liruar.

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup në konsultim dhje bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike edhe mëtej ndërmerr masa dhe aktivitete me qëllim të identifikimit dhe dokumentimit të personave tjera në ngjarjet që kanë ndodhur më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com