Templates by BIGtheme NET

I plagosuri në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

D.A., është personi i plagosur sot në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Lidhur me rastin është deklaruar babai i të plagosurit me armë zjarri, duke thënë se djali i tij është në gjendje kritike për jetën.

Ai ka thënë se djali i tij punon me një restaturant dhe ishte duke u kthyer nga puna kur ka ndodhur gjuajtja me armë.

Babai i djalit ka treguar se policia e ka lënë në pritje për t`i sqaruar më shumë për ngjarjen dhe për t`i thënë se kush është kryesi i veprës.

Në një deklarim për Klan Kosova, ai ka thënë se djali i tij nuk ka pasur probleme me asnjë person.

Ndërkohë të kontaktuar, mjekët kujdestar të QKUK-së lidhur me rastin por këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje me arsyetimin se nuk janë kompetentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com