Templates by BIGtheme NET

Gruevski flet për Talat Xhaferi dhe zgjedhjet lokale, ja çka tha?! (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se edhe po të dëshirojnë nuk mund të pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit.

“AI për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevskit.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Gruevski ka thënë që është mirë që ato të mbahen sa më shpejtë.

“Apeli jonë është që të mbahen zgjedhjet më 2 korrik, ndërsa dy javë më pas rrethi i dytë. Ajo që shohim se nga pala tjetër nuk ka disponim për të pranuar këtë afat, nëse do të kishte pasur do ta kishin pranuar dhe do të kishte zgjedhje më 2 korrik. Por si duket kanë frikës se do t’i humbin ato zgjedhje dhe kërkojnë që sa më shumë që është e mundur t’i anulojnë. Kështu nga këto arsye ne kemi propozuar edhe dy data tjera në shtator”, ka thënë Gruevski, përcjell SHENJA.

Ai ka thënë se ata mbeten në kërkesën që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com