Templates by BIGtheme NET

Zgjedhjet Lokale, ja qëndrimet e BDI-së dhe LSDM-së

LSDM dhe VMRO DPMNE sot kanë dal me kumtesa. Nga partia e Zaevit thonë se është e nevojshme që të gjitha subjektet politike në shtet të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë që të zgjidhet qeveria e re sa më shpejtë dhe të jepen kushtet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, tha që “BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re.

Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com