Templates by BIGtheme NET

Edi Rama nuk ndal provokimin ndaj opozitës, shikoni foton që ka postuar

Kryeministri Edi Rama, vazhdon të mos ndalë provokimet ndaj opozitës.

Në mëngjes, me sa duket, ka kaluar nga “Çadra e Lirisë”, por pasi e ka parë bosh ka shkrepur një foto dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook.

Sipas fotos së postuar nga Rama, çadra duket bosh, por nuk ka nguruar të “thumbojë” opozitën, duke ngritur pyetjen: Ku janë çadristët?

Mirëpo, çdo mëngjes, njerëzit janë të detyruar të dalin nga çadra pasi bëhet pastrimi i saj, ndërsa protestuesit pijnë një kafe në kafenet përreth.

Në protestën e djeshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Çadra e Lirisë nuk do të mbyllet dhe protestuesit do të qëndrojnë aty deri në zgjidhjen e qëllimit final.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com