Templates by BIGtheme NET

Javën tjetër zbulohen filmat e garës kryesore në Festivalin e Kanës

Edicioni i 70-të i Festivalit të Kanës mbahet nga 17 deri me 28 maj.
Me datë 13 prill, në Paris do të shpallet programi zyrtar i Festivalit të Kanës.
Festivali i Filmit në Kanë është ndër më të rëndësishmit në Evropë, dhe padyshim një synim i regjisorëve botërorë.
Edicioni i 70-të i Festivalit të Kanës mbahet nga 17 deri me 28 maj, ndërsa kryesues i jurisë këtë vit është regjisori i njohur Pedro Almodovar.
Regjisorët që flitet se mund të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare për të fituar Palmën e Artë në Kanë këtë vit janë Michael Haneke, Roman Polanski, Ruben Ostlund, Xavier Beauvois e regjisorë tjerë.
Vitin e kaluar Festivali pati një jehonë të madhe pasi la jashtë regjisorin Emir Kusturica, ndërsa këtë vit debati ka nisur me fotografinë e Claudia Cardinale në posterin e Festivalit, në të cilën është ndërhyrë për ta bërë më të bukur e të përshtatshme Cardinalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com