Politika po shkakton stres të madh tek qytetarët e Maqedonisë, thuan sociologët

Lajme

Përveç nervozave, siç janë , varfëria dhe papunësia, qytetarët e Maqedonisë janë edhe nën ndikimit të stesit politik të cilin e kanë shkaktuar rrethanat politike në vend, transmeton Gazeta Express.

Probleme në punë dhe në shtëpi. Probleme shëndetësore dhe ekzistenciale. Probleme që na shkaktojnë strese të përditshme. Përveç këtyre qytetarët e Maqedonisë janë edhe të ndikimit të stresit të shkaktuar edhe nga ngjarjet politike të kohës së fundit në vend. Një pjesë e kalimtarëve të rastit në anketën që ka realizuar REL në gfjihën maqedone, thuan se në këtë kohë është e pamundur të të jesh imun ndaj zhvillimeve politike në vend. Megjithëatë ata shtojnë se po përpiqen që të jenë sa më larg këtyre ndikimeve.

“ Mendoj të të gjithëve kjo situatë politke u ka shkaktuar stes të madh, sepse ky është vendi ku ne jetojmë dhe të gjithë ato vendime politike rëndojnë mbi ne, të rrinjtë, por edhe mbi të gjithë qytetarët e këtij vendi.”

“Nuk i ndjek shpesh përshkak se me të vërtetë më shqetëson situata momentale”

“ Politikën nuk e ndjek shpesh, por këtu ngjarjet e fundit nuk të hiqen nga koka, nuk mund t’ju ikësh mediumeve dhe rrjeteve sociale.”

“Më irritojnë paragjykimet që i kanë njerëzit, nuk është me rëndësi në je shqiptar apo maqedonas, me rëndësi është të jesh njeri.”

“Nuk më krijon stres pasi që besoj se ka rrugëdalje nga kjo situatë edhe pse shumë njerëz janë të shqetësuar dhe mendojnë se nuk ka rrugëdalje dhe me valixhe të gatshme shikojnë se si të ikin nga vendi.”, thuan qytetarët e anketuar.

Politika luan një rol të madh në çështjen e stresit, dhe nën ndikim e saj njerëzit gjithn jë e më shumë armiqësohen dhe margjinalizohen nga zhvillimet shoqërore, shpjegojnë sociologët. Nëqoftëse merren parasysh pozita e strzkturave politike në këto dhjetë vitet e kaluara nuk duhet që të befasohemi se pse njerëzit ndjehen më keq, më nervoz dhe më të mërzitur, thotë profesori universitar, Gjorgi Tonovski.

“Është e qartë se sistemi i diktaturës, korrupsioni, kleptomania, e cila është promovuar në një mënyrë në dhjetë vitet e fundit nuk është një sistem që mund të ndërtojë diçka të bukur, marrëdhënie miqësore dhe një ambijet për jetesë për qytetarët e Maqedonisë”, thotë Tonovski.

Nëse e dimë se politika është njëra nga faktorët bazë të cilat e vizatojnë karakterin e shoqërisë në të cilën jetojnë njerëzit, atlherë është më se e qartë se politika ka një rol të rëndësishëm kur është në pyetje stresi. Nën ndikimin e politikës qytetarët e Maqedonisë janë getoizuar në grupe të vogla, paralajmërojnë ekspertet.

Profesori i universitar Ilija Aceski thotë se njeriu është për nga natyra qenie politike, por se nervoza dhe stresi ndikojnë kur individi e humb besimin në institucionet e sistemit.

“Çdo individ mban shenjën e vet. tek disa njerëz nnuk ndikon edhe aq kjo situatë. Ata janë të mbrojtur pasi shumë pak shikojnë televizin, i relativizojnë ngjarjet dhe kështu me rradhë. Por, tek një pjesë e madhe kjo gjë i godet fortënë stabilitetin psikologjik dhe sociologjik. E dimë se kur njeriu është nervoz dhe në tjetrim shikon armikun nëse është nga opcioni tjetër. Këtë e shkaktojnë partitë të cilat na kanë shëndruar në klientë”, thotë Aceski.

Leave a Reply