Propozimet e Bashës për ministrat teknikë, Rama kthen përgjigje!

Lajme

Disa orë pas takimit që ka patur me liderin e opozitës në lidhje me emrat e ministrave të rinj që do të votohen nesër në parlament, kryeministri Edi Rama ka kthyer përgjigje.

Rama ka pranuar propozimet e Bashës në lidhje me 6 emrat e ministrave teknikë, të cilët janë dërguar tashmë nga kryeministria për dekretim në tryezën e Presidentit Nishani.

Me arritjen e dakortësisë mes palëve, nesër Shqipëria do të ketë këta 6 ministra të rinj

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helda Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Nesër pritet që parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, ku përveç këtyre emrave, do të shqyrtohet miratimi edhe i postit të zv.kryeministrit (Ledina Mandia) si dhe krerët e rinj të KQZ-së (Klement Zguri) e Avokatja e Popullit ( Erinda Ballanca).

Gjithashtu nesër në orën 18:00 në parlament pritet të plotësohen dhe komisionet e vettingut me anëtarët e opozitës./Gazeta Express

Leave a Reply