Templates by BIGtheme NET

Berisha kokëulur dhe i trembur do të votojë pa llafe likuidimin e tij

Nga Spartak Ngjela/

A do të nisë nesër rrugën e vet procesi për likuidimin përfundimtar të primitivizmit politik Berisha në Shqipëri?
Sigurisht që po. Politika amerikanë e mundi përfundimisht ligësisë primitive të korrupsionit politik shqiptar. Shqipëria po ecën tani e sigurt drejt Bashkimit Europian.

l.
Sali Berisha, mendje e sëmurë dhe shterpë, me urrejtje kundër shqiptarëve dhe me tension psikik permanent në tendencën për shktërrim, kërkoi në njëzet vjet të krijonte një fenomen malinj dhe antiamerikan në Shqipëri.

Para tre ditësh ai dështoi përfundimisht përballë ndihmësit të zv.sekretarit të Departamentit të Shtetit Amerikën, Yee.
Berisha tani është i sëmuri i pafuqishëm i pushtetit oriental në Shqipëri.

Reformën në Drejtësi tani nuk ka më forcë që ta bllokojë në Tiranë.

ll.
Por në këta tre muajt e fundit, ashtu si në dy vjet rresht, Berisha u lodh kot për të bllokuar Reformën në Drejtësi kundër politikës amerikane.
Çfarë nuk krijoi: Trump-i është me mua, iu thosh ithtarëve hajdutë pranë tij; krijoi Sorisin si gogol; goditi ambasadorin e Shteteve të bashkuara dhe ambasadoren e Bashkimit Europian; vuri në lëvizje portalet e tij rurale të terrenit antiintelektualist shqiptar për të goditur deri dhe të dërguarin e posaçëm të DASH, në një kohë që e dinte që Brian Yee sapo ishte zgjedhur në Uashington në vend të zonjës Nuland.

Të gjitha këto me një qëllim: të krijonte në Shqipëri një revoltë destabilizuese duke iu thënë pasuesëve të tij injorantë se “këtë po e drejton presidenti amerikan Donald Trump kundër sorosianëve në Shqipëri”.
Gënjente, trembte dhe mashtronte, brenda një çadre nomadësh që e pati ngritur në Bulevardin e Tiranës.

lll.
Nuk hyj në Parlament se nuk dua vetingun: nuk mund të votoj pro akuzës sime si i korruptuar – në fakt ky ishte thelbi i gjithë lëvizjes së Sali Berishës në këta tre muaj.

Për të gjitha këto, gjeti dhe një kalama që e pompoi si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, dhe, bashkë me të, kërkonte të kryente një “revolucion demokratik”.
Dhe ja si e fshehtë qëllimin e tij për të hequr frikën që realisht e kishte kapluar atë vetë:
Dua qeveri teknike, se nuk dua vetingun;
Dua kryeministër teknike që ta kem si kusht të parealizuar që të mos hyj në Parlament për vetingun;
Nuk marr pjesë në zgjedhje, se dua të krijoj trazira në Tiranë dhe frikën e destabilizimit në Uashington, se nuk dua të votoj vetingun;
Përfundimisht Berisha në tre muaj tha: “unë nuk dua asgjë të re, dua Shqipërinë e modelit tim: jashtë Badhkimit Europian, të varfër, pa një shtet dhe me mua sundues, dhe të dobët karshi shteteve fqinje që shtypin shqiptarët autoktonë.

lV.
Sali Berisha që duket se ka marrë këto ditë një goditje nokauti nga politika amerikane nëpërmjet Hoyt Brian Yee, i cili korri suksesin e tij politik të radhës në Ballkan, nuk do të ketë më fuqi për të penguar Reformën në Drejtësi.

Nesër kokëulur dhe i trembur nga kërcënimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë i zotit Yee, do të votojë vetë dhe pa llafe likuidimin e tij dhe të taborit të vet të korruptuar.

Në fakt Berisha krijoi një fenomen malinj në poltikën shqiptare, dhe jo nga rasti.

Ky ka qënë një fenomen i ushqyer se jashtmi dhe i paguar me pushtet kundër interesit shqiptar.

Nesër e gjithmonë do të shkruhet se: politika amerikane ka shpëtuar historinë reale të shqiptarëve në një pikë e cila ose duhej të ishte kthesë në historinë e saj drejt Perëndimit, ose do të sillte shpërbërjen e një populli të lashtë sa vetë historia në Gadishullin Ilirik.

Fitorja e shqiptarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor është e sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com