Specialja me tre raste të reja, sërish goditet Gruevski

Lajme

Talir, Trajektorja dhe Trevnik janë tre dosjet e reja hetimore të ngritura sot nga Prokuroria Speciale.

Trevnik – përfshin dyshime për vepra penale të kryera ndaj tre personave të cilët kanë ndërtuar tre shtëpiza pa leje ndërtimi në Zelenikovë. Nga ekspertiza e kryer këto kamp shtëpiza kanë filluar të ndërtohen në 2011, ndërsa më pas është marrë leje. Ligji për ndërtimi nënvizon se fillimisht sigurohet leja dhe më pas ndërtimi.

Trajektorja – Është ngritur ndaj 4 persdonave ish-zyrtarë të lartë, të cilët  dyshohen për tenderë të paligjshëm për ndërtimin e autostradave  Milladinovci – Shkup,  Shtip – Ohrit, me ç’rast kanë keqpërdorur detyrën dhe buxhetin prej  155 milionë euro.

Kater zyrtarët gjatë zgjedhjes së kompanisë kanë anashkakuar ligjin për furnizime publike, kanë anashkaluar edhe kushtet që i jep Eskim Banka si kreditore. Dyshimet janë edhe gjatë zgjedhjes së kompanisë, pasi që është marrë oferta më e shtrenjtë.

Talir – Financimi i paligjshëm i VMRO-DPMNE, i dyshuar kryesor lideri Nikolla Gruevski. Në këtë rastë shtë mundësuar financimi i partisë në kundërshtim me ligjin.

“Ka dyshime se I dyshuari I pare I ka pranuar mjetet e paligjshëm për financimin e parties dhe me këtë është akulumuar kapital i paligjshëm për financimin e partisë. Dëshmitë flasin se I dyshuari I parë ka formuar grup njerëzish që merrej me pastrim parash dhe kanë mundësuar që këto para përmes degëve dhe anëtarsisë së partisë të shpërndahen në llogarinë e partisë. Përmes pagesave janë lëshuar mbi 4 milion euro. Pagesat janë pasqyruar si legale në raportin e donacioneve.”, theksoi Fatime Fetai. (INA)

Leave a Reply