Qeyson reperi i njohur në Gjermani po sjellë një mega projekt

Showbiz

Qëndrim Maliqi apo i njohur me emrin artistik Qeyson së shpejti hedh në treg videoklipin e tij më të ri. Reperi 20 vjeçar i lindur në Prishtinë por që jeton për shumë vite në Gjermani tani ka nisur të meret me muzikë ndërsa ka realizuar katër klipe të gjitha në gjuhën gjermane, ndërkohë që disa prej tyre i ka edhe në bashkëpunim me reper nga atje.

Me muzikë ka filluar para 3 viteve ku edhe ka mbajtur disa koncerte edhe për publikun gjerman por edhe në diskoteka shqiptare së bashku me disa artistë shqiptarë ndërsa i ftuar ka qenë për të treguar storien e vetes edhe në media të ndryshme të njohura atje.

Java që vjen do jetë vendimtare për karierën e tij të re që po e fillon në tregun shqiptarë pasiqë sjell projektin e rradhë GJ.C. Muzika e realizuar nga Undercover Molotov, teksti i shkruar nga vet Qeyson ndërsa klipi i realizuar nga ProVsm.

Për më shumë rreth Qeyson:

https://facebook.com/Qeyson/

Leave a Reply