Vrasësi i celulitit bëhet vetëm me këta dy përbërës, ja receta që ju duhet këtë verë

TE NDRYSHME

Përsëriteni këtë trajtim tri herë në javë dhe do të keni një lëkurë pa celulit në pak kohë. Sot në treg ka shumë kremëra për të trajtuar celulitin, por, zgjidhja më e mirë është ajo që vjen nga produktet natyrale! Një përzierje e këtyre dy përbërësve që çdo grua mund t’i ketë në shtëpi jep rezultate të shkëlqyera dhe ajo kushton pothuajse asgjë!

Përbërësit:
Uthull molle
Locion për trupin (Body Lotion)

Përgatitja:
Përzieni 1/3 filxhan me locion trupi dhe një lugë gjelle uthull molle. Lagni një peshqir me ujë të ftohtë, shtrydheni atë, dhe pastaj vendoseni për disa minuta në pjesën e trupit ku keni celulit. Hiqni peshqirin dhe aplikoni me pambuk përzierjen me uthull. Masazhojeni në këto pjesë të trupit herë pas here. Për rezultate më efektive dhe më të shpejta, përsëriteni trajtimin të paktën 3 herë në javë dhe do të përshpejtoni më tej procesin e trajtimit, nëse kjo bëhet një rutinë e përditshme, duke e shoqëruar edhe me pak aktivitet fizik.

Leave a Reply