Si të hiqni qimet e fytyrës vetëm me këtë përzierje me kafe

TE NDRYSHME

Qimet e fytyrës janë një problem estetik shumë i madh, veçanërisht për femrat. Ato përdorin metoda nga më të ndryshme për t’i eliminuar. Një pjesë e tyre janë të kushtueshme dhe jo të gjithë kanë mundësi t’i përdorin.

Por, si mund t’i hiqni ato pa dhimbje dhe për më tepër me një kosto të papërfillshme? E thjeshtë! Ju duhen vetëm disa përbërës që gjenden sigurisht në kuzhinën tuaj.

Përbërësit:
2 lugë çaji kafe
1 lugë çaji sodë buke
Ujë

Përgatitja dhe përdorimi:
Shtoni në një enë të vogël kafe, sodën dhe pak ujë. Përziejini mirë derisa të krijoni një lloj paste. Aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni për 3-4 minuta me një rrul të vogël fytyre.
Bëjeni këtë 4-5 herë në javë dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë. Aplikoni më pas një krem hidratues që lëkura të qëndrojë e butë. Përdoreni rregullisht në mënyrë që t’i eliminoni ato plotësisht.

Leave a Reply