Përzieni limonin dhe kanellën për problemin e akneve, si ta përdorni

E fundit

Limon dhe kanellë. Këta janë përbërësit shumë të dobishëm për shëndetin tonë në përgjithësi dhe për lëkurën e fytyrës. Limoni është shumë efektiv në detoksifikimin e trupit tonë, përmirësimin e sistemit imunitar, lehtësimin e shikimit të turbullt, kurimin e plagëve, nxitjen e humbjes së peshës. Kanella ka karakteristikat antimikrobiale, rregullon sheqerit në gjak, ndihmon kundër kancerit, kundër sindromës që irriton zorrët etj.

Por një nga përfitimet është edhe veprimi i tyre kundër akneve dhe puçrave. Qëllimi është të kombinoni së bashku limon dhe kanellë, pasi ata janë një nga bashkimet më të fuqishme të dobishme dhe të natyrshme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj dhe për trajtimin e akneve. Ju duhet vetëm të përzieni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji pluhur kanelle dhe ju do të merrni një pastë që mund ta përdorni për lëkurën tuaj.

Kjo është provuar të jetë shumë efektive në tharjen e puçrrave dhe akneve që dalin në fytyrë. Kjo arrihet në sajë të aftësive antimikrobiale të kanellës që lufton infeksionet dhe aciditetit të lëngut të limonit që do të ndihmojë në tharjen e tyre. Pas aplikimit të kësaj paste të pabesueshme në fytyrën tuaj ju mund ta mbani atë për 15 minuta dhe pastaj ta shpëlani atë me ujë. Përsëriteni çdo ditë deri sa të shikoni ndryshimin.

Leave a Reply