Si ta kuptoni nëse ju tradhëton

TE NDRYSHME

Ndodh shpesh që një marrëdhënie të shoqërohet apo të marrë fund me tradhëti. Tradhëtia shpesh vjen për arsye se nuk jeni plotësisht të kënaqur me partnerin aktual ose ndjeni se diçka mungon në marrëdhënien tuaj.

Mbase disa prej jush kanë vënë re se partneri i tyre nuk është më i njëjti ose se sjellja e tij ka ndryshuar. Por nuk dini të thoni nëse diçka e tillë vjen pasi ju ka tradhëtuar. Më poshtë po ju tregojmë disa shenja të mundshme të tradhëtisë, për të kuptuar nëse ai/ajo ka një marrëdhënie tjetër.

Ndryshime në pamje dhe në qëndrim

Papritur ai/ajo ka një preokupim të papritur me pamjen. Është më i/e interesuar për mënyrën se si vishet, shkon shpesh për të rregulluar flokët apo në palestër, edhe pse më parë këto nuk kanë qenë prioritete.

Intimitet i pakësuar

Në të shkuarën ishit mësuar të ndanit çdo gjë së bashku, ndërsa tani partneri/partnerja juaj është i distancuar dhe hesht kur përpiqeni të diskutoni gjëra intime. Kjo mund të thotë se ai/ajo tashmë e ka distancuar veten emocionalisht dhe mendërisht prej jush. Ai/ajo është papritur i (e) ftohtë dhe e ka humbur interesin për të bërë diçka me ju.

Është bërë i/e fshehtë

Ai/ajo nuk ndan më ngjarjet e ditës me ty. Mbase mund ta mënjanojë diçka të tillë sepse ndihet në faj.

Mungesë interesi në familje

Nëse nuk është më i/e emocionuar dhe mezi pret t’iu takojë në derë pas pune, apo ndjen nevojën e papritur për të dalë jashtë duke kërkuar një arsye për të mos e shoqëruar.

Nuk grindet dhe kundërshton më pak

Të gjitha gjërat e vogla dhe veprimet tuaja që dikur ia ngrinin nervat nuk e nevrikosin. Kjo mund të jetë një gjë e mirë, por pyeteni veten pse nuk i bëhet më vonë për këto.

Më shumë telefon dhe internet

Flet në telefon me zë të ulët, gati duke pëshpëritur dhe e ul apo e mbyll menjëherë telefonin kur shfaqeni apo shkoni afër tij/saj. Mbase ka edhe një adresë të re e-maili për të cilën nuk iu ka treguar. Mund të ketë blerë edhe një telefon dhe nuk ju ka thënë. Pyeteni nëse është e vërtetë dhe nëse fillon t’iu akuzojë është e dukshme se po ju tradhëton.

Është përherë me vonesë

Në të shkuarën nuk vinte kurrë vonë në shtëpi, por tani diçka e tillë ndodh gjithnjë e më shpesh. Shpjegimi është se duhej të rrinte më tepër në zyrë sepse kishte shumë punë për të bërë, ose se doli nëpër dyqane.

Leave a Reply