Çavkov ka shkuar në pension, pasi ka kuptuar se BDI nuk e merr ministrinë e brendshme

E fundit

Kanë dal në shesh shkaqet pse ish ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov ka vendosur të shkojë në pension. Mediumet maqedonase shkruajnë se në momentin kur ka kuptuar se BDI ka shumprandaj Çavkov ëshë ndier i sigurt gjasa tprandaj Çavkov ëshë ndier i sigurt vogla ta mbajë resorin e punëve të brendshme dhe në qeverinë e re, Çavkov ka vendosur të ikë dhe të pensionohet, sepse nuk ndjehet i sigurt nprandaj Çavkov ëshë ndier i sigurtse ministri i takon njprandaj Çavkov ëshë ndier i sigurt partie tjetprandaj Çavkov ëshë ndier i sigurtr.

Sipas mediumeve maqedonase, VMRO-DPMNE deri para disa ditëve ka shpresuar se BDI do të mbajë edhe më tutje resorin e ministrisë së brendshme. Edhe LSDM ka qenë e gatshme t’ia japë BDI-së këtë post, tashmë të zhveshur nga shumë kompetenca, mirëpo kundër kanë qenë ndërkombëtarët. Ata janë dëshpëruar nga katër muajt e ministrit Agim Nuhiu, sepse janë bindur që BDI nuk posedon kuadro të afta për të udhëhequr resore të rëndësishme ministrore.

Ndryshe Çavkov konsiderohet si kuadër i preferuar i BDI-së, sepse kjo parti dy herë e votoi për ministër, kurse votoi edhe për shkarkimin e tij në momentet kur VMRO-DPMNE-së i nevojitej që ai të transferohet në postin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. LSDM edhe më tej është e interesuar që këtë resor t’ia japë BDI-së./Lajmpress/

Leave a Reply