Templates by BIGtheme NET

Fatmir Zimberi thumbon Gjeneral Gëzim Ostrenin: Hajdutët që vjedhin shtëpinë e vetë sua sheh hajrin populli(FOTO)

Fatmir Zimberi anëtar i kryesisë qëndrore të Unitetit atakon rënde Kryetarin e Unitetit Gëzim Ostreni.

Ja reagimi i plotë në Facebook

“Individi mbi kolektivitetin

Nuk është hera e parë që individi i krekosur me besimin që ia japin shumica, pasi ta merr këtë besim të sillet sikur është dukat e ta fut në xhep duke u fshehur prej atyre që i kanë dhënë, e mandej tu tregoj fundin e bërrylit.

Personat e këtillë kemi edhe sot në mesin tonë. Ata nuk hezitojnë që edhe subjektet politike t’i konsiderojnë pronë të veten, me të cilën mund të dalin në treg e të bëjnë pazare në emër të vetvetes, duke harruar se përfaqësojnë dikë, që përcjellin qëndrimet e shumicës që i mbështetë.

Nuk është hera e parë që shfaqet fenomeni i individë që e “vjedhin shtëpinë e vet”. E kur e vjedh shtëpinë tënde ska se si mos merret vesh, se hajni hyn e del dhe sillet se i bën mirë shtëpisë duke ia lehtësuar “do halle”.

Gëzim Ostreni, duke mos respektuar vendimet e atyre që i përfaqëson, përpiqet ti zëvendësoj ato. Por, ne themeluesit e Unitetit dhe organet e zgjedhura nga Kongresi i themi atij: “Mbretërit dhe prijësit zëvendësohen, por populli nuk zëvendësohet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com