Kurti në Gjakovë: Qeveritë e kaluara kanë bërë krim ekonomik

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar fabrikat “Metaliku” dhe “Elektromotori” në Gjakovë, ku tha se qeverisjeve të kaluara u ka munguar vullneti dhe dija për rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht për zhvillimin ekonomik, porse Vetëvendosja i ka të dyja, edhe vullnetin edhe dijen për të ndryshuar situatën për mirë, njofton Klan Kosova.
Kurti pohoi se privatizimet e dështuara në Kosovë dhe trajtimi i ndërmarrjeve shoqërore në të kaluarën është një krim ekonomik që i është bërë vendit.

Sipas tij, Vetëvendosja me Fondin Sovran që e ka në program do t’i mbështesë këto ndërmarrje që të funksionalizohen përsëri.

Ai tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe do të zëvendësohet me Fondin Sovran.

Leave a Reply

Your email address will not be published.