Enca prezanton ‘të dashurin’!

Enca Haxhiu ka kohë që ka depërtuar në tregon muzikor shqiptar dhe ka thyer shumë kufi me këngët dhe muzikën e saj, shkruan Indeksonline. 

Ajo së fundi ka bërë një veprim të çuditshëm në llogarinë e saj në “Instagram” ku shfaqet e shtrirë kurse afër saj e vizaton ‘të dashurin’.

“Natën e mirë nga unë dhe i dashuri im” ka shkruar Enca teksa i referohet vizatimit të bërë në fotografi. Duket se ajo po e ndjenë mungesën e të dashurin dhe ndoshta ka edhe nevojë për një të tillë.

Enca shpesh gjendet në qendër të kritikave për dukjen e saj dhe sidomos për peshën, por duket që ajo nuk e ka këtë fare kompleks edhe pse shpesh ‘zihet’ teksa ndërhynë në fotografitë e saj.