“Emrin ma ka vënë motra”, Rudina turpërohet në emision me pyetjen që i bën Erik Fullanit

Rudina Magjistare njihet për gafat e saj në televizion, por mbrëmjen e sotme “e ka mbytur fare”!

Ajo ka patur të ftuar Erik Fullanin, për të njohur më shumë mbi jetën dhe për të mësuar detaje nga përditshmëria e tij.

Megjithatë, nuk kaloi as pa bërë një tjetër gafë, e cila pa dyshim është “gafa më e paparë e Rudinës”.

Eriku i thotë se emrin ia ka vendosur motra kur ka lindur, ndërsa pyetja e Rudinës ishte epike.

Ajo i tha:

Motra është më e madhe apo më e vogël?

Përfundimisht, Rudina është e madhe.