E tmerrshme: Gjenden 4 foshnja të abortuara në koshat e plehrave

Është publikuar nga “The Sun” një lajm horror mbi gjetjen e 4 fetuseve të hedhura në koshin e mbeturinave. Foshnjat e abortuara u gjetën nga punonjësit e shërbimit social për pastrimin e ambientit në Tajlandë.

Në momentin kur po hidhnin një thes në kamion, ata kishin vënë re kokën e një foshnje dhe menjëherë kishin telefonuar policinë.

Policia kur kishte mbërritur në vendngjarje kishte gjetur edhe 3 trupa të tjerë fetusesh nga mosha 2 deri 8 muajsh.

Zyrtarët besojnë se fetuset ishin hedhur në plehra më pak se 24 orë më parë nga “kriminelë” që drejtojnë një klinikë aborti të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në Hua Hin të Tajlandës ku nuk është shënuar më parë një rast i tillë.