Kur Marina dhe Luana Vjollca ua ‘prishin mendjen’ djemve…(VIDEO)

Ato padyshim janë ndër prezantueset më të bukura të ekranit shqiptar, shkruan GazetaBlic.Flasim për motrat nga Tirana, Marina dhe Luana Vjollca të cilat përfliten shumë për pamjen e tyre të jashtme.Të shumta janë komentet që ato marrin nga ndjekësit e tyre rreth operacioneve plastike, por nuk është se i janë përgjigjur ndonjëherë për ta pranuar një gjë të tillë.

Mbrëmë me rastin e 8 marsit, dy motrat Vjollca janë bërë bashkë për të festuar.E në një video të publikuar në Instagram tek Marina, teksa po këndojnë një këngë me tekstin “bukuri moj bukuri, i prishe mendjen djemve të ri”.E në fakt ato i “prishen” mendjen Getoar Selimit dhe Krenar Çoçaj. Marina dhe Getoari vitin e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurise me martesë tek Gjiri i Lalzit ku shumë nga të ftuarit ishin fytyra të njohura për publikun.Ndërsa, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj ka vite që janë bashkë por asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre, edhe pse shpesh herë janë kapur nga paparazzi.