U përfolën për ndarje, por ja çka ka ndodhur me çiftin e Big Brother

Ata u lidhën brenda ambjenteve të shtëpisë së Big Brother, e ndërsa u bënë edhe çifti i parë që u celebruan aty.

Bëhet fjalë për Danjelin dhe Fotininë që kohët e fundit u përfolën pafund për një ndarje të mundshme pas mbylljes së Instagramit të përbashkët.

Ndërkohë, ditën e sotme Fotini u rikthye sërish në Instagram, por këtë herë në atë të shoqes së saj Xhenit.

Në një videon ‘live’ ndjekësit shpërthyen në pyetje nëse Danjeli dhe Fotini vazhdonin të ishin bashkë, ndërsa kjo e fundit u dha njëherë e mirë fund këtyre thashethemeve boshe.

“Nuk jemi ndarë. Nuk ndahemi ne të dy”, tha Fotini.