Shkarkimi i Albin Kurtit, “nuk përmbahet” Roza Lati: E do gjithë populli (Foto)

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit. Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga LDK-ja.

E duket se lidhur me këtë është “revoltuar” edhe Roza Lati, e cila nuk e kursen ta shfaq publikisht mërzinë e saj në “Instagram”. Ajo ka postuar dy foto në “InstaStory-n” e saj teksa shfaq përkrahjen për Kurtin.

“Duhet t’ua shesësh shpirtin djallit që të hysh në politikë….më i drejti e ka pas gjithmonë më të vështirë. Këtë zotëri fisnik e do gjithë populli dhe kur ke fitu zemrën e popullit me hir a me pahir përpos aferave të politikanë duar ndyer Zoti të vë aty ku duhet me meritë”, shkruan ajo tek njëra nga fotot.