Tejkalon shikueshmërinë e “Game of Thrones”, “La casa de papel” seriali më i ndjekur në botë

La casa de papel 4” kishte muaj me radhë që pritej me padurim nga publiku. Filmi më i mirë nga Netflix dhe aq i dashur për të gjithë ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm që prej daljes së tij më 3 prill.

Një studim ka verifikuar se aktualisht “La casa de papel” është seriali më i shikuar në botë, duke ia kaluar dhe “Game of Thrones” dhe “The Ëalking Dead”. Dhe për të gjithë adhuruesit e këtij filmi mediat spanjolle raportuan pak ditë më parë se ka edhe 2 sezone të reja.

Spanjollja “Marca” shkroi se ‘hiti’ i Netflix-it do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Xhirimet e serialit ishin planifikuar të nisnin disa muaj më parë, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus, janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë. Ndërkohë, Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë edhe dy sezone të tjera të serialit.