U vërtetua frika e shumë shkencëtarëve: Koronavirusi megjithatë ka një ngjashmëri me HIV-in

Zbulimi më i ri i ka shqetësuar shkencëtarët dhe mjekët në gjithë botën

Shkencëtarët të cilët hulumtojnë coronavirusin kanë zbuluar që qelizat e tij kanë aftësi të shkatërrojnë qelizat e shëndetshme, të cilat kanë për qëllim të luftojnë kundër tij, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve të Universitetit Fudan në Shangai dhe të Qendrës së Transfuzionit Jang Shibo në Nju-Jork, ka hulumtuar aftësinë e virusit që të shkatërrojë qelizat më të fuqishme imune, përkatësisht ato të cilat kanë për detyrë të luftojnë kundër coronavirusit.

Zbulimet e tyre janë publikuar këtë javë në revistën mjekësore Cellular and Molecular Immunology.

Në këtë eksperiment, shkencëtarët kanë “përforcuar” qelizat e coronavirusit në kultivimin laboratorik të qelizave T.

Qelizat T apo limfocitet T luajnë rolin integral që të robërojnë qelizat e infektuara me virus, të bëjnë vrimën dhe të injektojnë kimikatet në membranën e cila pastaj shkatërron edhe virusin, edhe qelizën.

Mirëpo, që nuk e kemi pritur është që coronavirusi është zënë “peng” i qelizave T, të cilat pastaj kanë qenë të paafta ta kryejnë funksionin e tyre.

Studiuesit bënë të njëjtin eksperiment me SARS-in dhe zbuluan se ai nuk kishte aftësinë të infektonte qelizat T. Shkencëtarët dyshojnë se arsyeja ishte mungesa e një funksioni të bashkimit të membranës.

Sars që shpërtheu në vitin 2003, kishte qarkulluar për tetë muaj në 26 vende dhe pasi u shfaq në Kinë shkaktoi 8,000 infeksione e 800 vdekje, mund të infektojë vetëm qelizat që mbajnë një proteinë specifike të receptorit të njohur si ACE2, dhe kjo proteinë ka një prani jashtëzakonisht të ulët në qelizat T.

Hulumtime të mëtejshme mbi infeksionin coronavirus në qelizat primare T do të sjellin “ide të reja rreth mekanizmave patogjenë dhe ndërhyrjeve terapeutike,” thonë studiuesit.