Mesfushori i kombëtares dhe modelja shqiptare konfirmojnë lidhjen e tyre (FOTO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, dhe modelja e njohur, Oriola Marashi, prej kohësh përfliteshin për një lidhje. Fotografitë e tyre në të njëjtat vende ngritën dyshime tek fansat për një histori të mundshme dashurie.

Së fundmi, Oriola dhe Eros kanë vendosur ta konfirmojnë lidhjen e tyre me një rast shumë special. Sot, Grezda feston 25-vjetorin e lindjes dhe nga postimet e të dyve në “Instagram” ata kanë treguar se këtë ditëlindje e kanë festuar të dy bashkë të izoluar në karantinë.