COVID 19 i lëshuar aksidentalisht nga kinezët, natyra do ta mund…

Shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi ka postuar në facebook një shkrim që sipas tij ja vlen të lexohet me autorsi të profesor Luc Montagnier, fitues i Nobelit për Mjekësi në vitin 2008.

Sipas profesorit Montagnier, i cili së bashku me Francois Barré-Sinoussi në vitin 2008 zbuloi HIV-in si shkakun e epidemisë së AIDS-it, Sars-CoV-2 është një virus që është përpunuar aksidentalisht dhe lëshuar nga një laborator në Wuhan, i specializuar në kërkimin e koronavirusit, në tremujorin e fundit të 2019-ës.

“Me kolegun tim, biomatematikanin Jean-Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi Rna”, shpjegoi fituesi i Nobelit në intervistën e tij me doktor Jean-Francois Lemoine. “Ne nuk ishim të parët, ishte edhe një grup studiuesish indiane që u përpoqën të botonim një studim i cili tregon se genomi i plotë i këtij virusi ka brenda sekuenca të një virusi tjetër, atë të SIDA-s. Grupi Indian e tërhoqi më pas botimin. Por e vërteta shkencore gjithmonë del në pah. Sekuenca e AIDS-it u fut në genomin e koronavirusit në përpjekje për të bërë vaksinën “, ka thënë Profesor Luc Montagnier.

Sipas shkencëtarit, elementët e ndryshuar të këtij virusi do të vijë një moment që do të eleminohen ndërsa po vazhdon të përhapet: “Natyra nuk pranon asnjë manipulim molekular, do t’i eliminojë këto ndryshime të panatyrshme dhe madje edhe nëse nuk bëhet asgjë, gjërat do të përmirësohen, por fatkeqësisht pas shumë vdekjeve” . Përveç kësaj, tha Montagnier kemi gjithashtu edhe zgjidhjen: “Me ndihmën e valëve interferuese (malëve elektromanjetike), ne mund t’i eliminonojmë këto sekuenca – shpjegoi ai – dhe rrjedhimisht të ndalojë pandemia. Por do të duheshin shumë mjete në dispozicion”.