Ekspertja e gjenetikës me analizë – pse vdesin më shumë burra sesa gra prej komplikimeve të Kovid-19

Ekspertja australiane e gjenetikës, Xhenifer Grejvs zbulon se pse burrat e infektuar me koronavirusin e ri vdesin më shpesh se gratë, transmeton Sajens Alert.

Sipas saj, shkalla relativisht e lartë e vdekshmërisë tek burrat mund të shpjegohet me kombinimin e disa faktorëve, përfshirë edhe gjenet, hormonet, karakteristikat e sistemit imunologjik dhe sjelljes.

Në Itali dhe Kinë shkalla e vdekshmërisë tek burrat është më shumë se dyfish sesa tek gratë. Në Nju-Jork, burrat i përbëjnë rreth 16 për qind të pacientëve të vdekur prej Kovid-19.

Krahas kësaj, numri i rritur i rasteve të vdekjes tek burrat në raport me gratë është i njëjtë në të gjitha grupmoshat, prej 30 deri në 90-vjeç.

Një arsye tjetër mund të jenë gjendjet kronike, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, diabeti dhe karcinomi, të cilat, gjithashtu, zakonisht i godasin burrat.

Grejvs beson se arsyeja kryesore për atë se pse burrat janë më të ndjeshëm në Kovid-19 është kromozomi-Y. Nuk përmban thuajse kurrfarë gjenesh, por përfshin edhe shumë sekuenca të përsëritura, shpesh të quajtura mbetje ADN. Me përkeqësimin lidhur me moshën, kjo ADN mund të ketë efekt toksik mbi trupin. Por, kromozomi-Y e përmban edhe gjenin SRY, që e rregullon edhe nivelin e hormoneve mashkullore përfshirë edhe testosteronin. Niveli i lartë i testosteronit dhe niveli i ulët i estrogjenit i bëjnë burrat më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës.

Gratë kanë sistem të fuqishëm imunologjik. Kjo e rrit ndjeshmërinë e tyre prej sëmundjeve anonime, por e rrit rezistencën e tyre ndaj viruseve.