Vritet punjonësi i OBSH, transportonte teste për korona virusin

Një punonjës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u vra gjatë së martës në zonën e Rakhine, të Birmanisë.

Lajmi bëhet me dije nga sekretari i përgjithshëm i OBSH, Antonio Guterres, i cili tha se “Dënojmë ashpërsisht sulmin ndaj mjetit të OBSH me të cilin transportoheshin kampione për testimet e koronavirusit”.

Punonjësi i vrarë është Pyae Sone Win Maung, ndërkohë që krahas tij edhe një funksionar i qeverisë mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat.

Guterres i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës, dujke kërkuar një hetim të plotë dhe transparent të ngjarjes.

Si të dyshuar për sulmin janë separatistët e ushtrisë arabe, ndërkohë që organizata e rebelëve e drejto përgjegjësinë drejt forcave të armatosura birmane./noa.al