Vazhdon sërish telenovela mbretërore, babai i Meghan Markle paska gënjyer gjithë kohën

Askush nuk e kishte menduar ndonjëherë se familja mbretërore do të ishte pjesë e një “telenovele” mediatike. Na e merr mendja, se e kuptoni menjëherë se çfarë nënkuptojmë me këtë të fundit, e kush është regjisori i gjithë kësaj… Thomas Markle. Nuk është hera e parë që babai i Meghan bëhet pjesë e thashethemeve, për të mos thënë që ka qenë gjithmonë pjesë e tyre. Që prej lidhjes së vajzës së tij dhe princ Harry-t, ai është vënë në qendër të kritikave për shkak të deklaratave për të bijën, aq sa të shkëpusë totalisht marrëdhëniet me të.

Meghan dhe i ati nuk flasin më që prej dasmës së saj, ndërsa nga Gjykata e Lartë janë bërë publike disa mesazhe që Harry dhe Meghan i kanë dërguar Thomas-it për ditë me radhë para dasmës. Pavarësisht skadalit të madh në media, çifti ka kërkuar të flasë me babin e Meghan-it dhe e ka telefonuar disa herë, duke i lënë gjithashtu mesazhe.

“Tom, jam Harry dhe do të të telefonoj tani. Të lutem përgjigju. Faleminderit.”

“Tom, sërish Harry. Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, i kuptojmë rrethanat, por “bërja publike” do ta përkeqësonte situatën. Nëse e do Meghan-in dhe dëshiron ta rregullosh këtë, të lutem më telefono. Ka dy opsione të tjera që përjashtojnë nevojën për të folur në media, e cila krijoi gjithë këtë situatë. Kështu që të lutem më telefono, që të ta shpjegoj. Meghan dhe unë nuk jemi të zemëruar, thjesht duam të bisedojmë me ty. Faleminderit.”

“Jam përpjekur të të kontaktoj gjithë fundjavën, por ti nuk po i përgjigjesh asnjë telefonate apo mesazhi. Jemi të shqetësuar për shëndetin tënd, por nuk dimë çfarë të bëjmë më shumë pa përgjigjen tënde. Ke nevojë për ndihmë? Ta sjellim sërish ekipin e sigurisë? Na vjen vërtet keq që je në spital, por të lutem kontakto me ne. Në cilin spital je?”

Mirëpo, asnjë përpjekje e tyre nuk ka pasur asnjë rezultat dhe babai i Meghan vazhdon ende të mos pranojë të kontaktojë me të bijën.