Konkurrenti i “The Voice” kandidat për deputet, nis fushatën elektorale

Ai ishte një nga zërat më të bukur në këtë edicion të “The Voice”, por që nuk mundi të shkojë në natën finale. Është fjala për djalin nga Kosova, Shpend Hysaj, i cili veç pasionit të muzikës, merret edhe me politikë.

Ai njihet prej kohësh si aktivist i Lëvizjes së Vetëvendosjes, e ndërsa tani ai është edhe në listën e kandidatëve për deputet. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se ndihet i nderuar që është një ndër të besuarit e kryesisë për këtë zgjedhje.