“Përcillet” Xhafaj

Nga kjo e martë Dritan Demiraj do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në krijimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Ministri teknik i propozuar nga opozita, i votuar në parlament, dhe i betuar në një ceremoni në Presidencë, zëvendëson në këtë post, Fatmir Xhafën, deputetin socialist i cili e mbajti këtë detyrë për vetëm 2 muaj, pas shkarkimit të ministrit Saimir Tahiri.

Dritan Demiraj, ish-komandat i Forcave Speciale të Ushtrisë të larguar nga detyra në tetor 2014 nga ministrja Kodheli, jetonte me familjen në Amerikë ku jepte mësim për Kick Boxing. Nga sot ai rikthehet në atdhe me një detyrë të re, të fituar nga marrëveshja politike e arritur më 18 maj mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Demiraj shoqërohej nga zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandia, e cila në dalje ka përcjellë ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, komentin Xhafaj e ka pasur pikërisht për shoqëruesen e tij. “Skam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv.kryeministren”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.